Views
4 years ago

Catalogue Albania 2019

  • Text
  • Shume
  • Bime
  • Fruta
  • Frutave
  • Zaden
  • Enza
  • Larte
  • Frutat
  • Hibrid
  • Eshte

Domate Belle F1 Belle

Domate Belle F1 Belle është hibrid i hershëm i domates, i cila karakterizohet nga një bime e fuqishme dhe kompakte. Cilësia dhe siguria i këtij varieteti janë të njohura nga shumë kultivues, tregtarë dhe konsumatorë. Ky hibrid është shumë i përshtatshm në kushte të ndryshme kultivimi dhe ka shfaqur rezultate te shkelqyera dhe në kushte të pafavorshme të motit. Ka një lidhje të rregullt të frutave dhe zhvillim mjaft të mirë të bimës. Madhësia e frutave varion nga 200-250 g. Është bimë potas-dashese kështu që rekomandohet që plehrimet me potas te fillojne që në fazat e para. Frutat janë të njëtrajtëshme për nga forma dhe madhësia dhe kanë një ngjyrë të kuqe me shkëlqim. Kualiteti i mrekullueshëm i frutave është i mirënjohur në tregje të ndryshme sidomos në Serbi, Maqedoni, Kosovë. Belle njihet për rendimentin e lartë dhe frutat cilësorë. HR: ToMV:0-2/Va:0/Vd:0/Fol:0,1 Baikonur F1 Ky është një hibrid i ri i domates së hershme me potencial të lartë prodhimi. Ka zhvillim të fuqishëm dhe uniformitet të përsosur të frutave. Frutat variojnë nga 200-250 g me një ngjyrë të kuqe intensive dhe me shkëlqim. Karakteristikë të tijën ky hibrid ka uniformitetin e frutave në të gjitha katet dhe shijen e mrekullueshme. Polinimi i luleve është shumë i mirë madje dhe në kushte tw temperaturave të ulta. Fruti ka te gjitha cilesite te duroj trasportet e gjata duke e bere kete hibrid nder me te kerkuarit nga exportuesit. Baikonur është i përshtatshëm për export dhe per tregun e brëndshëm.Eshtë një zgjedhje e zgjuar për të gjithë ata fermerë që duan një Hibrid me cilësi të lartë. HR: ToMV:0-2/Ff:A-E/Va:0/Vd:0/Fol:0,1 | IR: TSWV/TYLCV/Ma/Mi/Mj Belle F1 Belfast F1 Belfast bën pjesë në grupin e domateve “big beef”, me fruta të mëdha, dhe me shumë tul. Bima ka një rritje të fuqishme per shkak të sistemit rrënjor i cili zhvillohet shumë mirë. Është hibrid shumë i hershëm frutat e të cilit maturohen herët dhe kanë një madhësi nga 250-300 g. Madhësia e frutave është uniforme, të rrumbullakëta e të forta si dhe me një cilësi mjaft të lartë. Ky hybrid karakterizohet nga rritja e shpejtë e frutave dhe shija e mrekullueshme. Eshte i pershtatshem per tregun e brendshem dhe eksport ne tregjet e aferta. Belfast është zgjedhja e duhur për fermerin. HR: ToMV:0-2/Ff:A-E/Va:0/Vd:0/Fol:0-2 | IR: TSWV/Ma/Mi/Mj Baikonur F1 Belfast F1 2 | Enza Zaden Enza Zaden | 3

Enza Zaden Brochures