Views
6 years ago

Brochure tomato Albania 2017

Domatja Domate

Domatja Domate indeterminante Belle F1 Belle është varietet i hershëm i domates, e cila karakterizohet nga një bime e fuqishme dhe kompakte. Cilësia dhe siguria e saj janë të njohura nga shumë kultivues, tregtarë dhe konsumatorë. Ky hibrid është shumë i përshtatshm për kushte të ndryshme kultivimi. Ka një lidhje të rregullt të frutave dhe zhvillim mjaft të mirë të bimës. Madhësia e frutave varion nga 200-220 g. Frutat janë të njëtrajtëshme për nga forma dhe madhësia dhe kanë një ngjyrë të kuqe me shkëlqim. Cilesia e mrekullueshme e frutave është e mirënjohur në tregje të ndryshme sidomos në Serbi, Maqedoni, Kosovë. Belle njihet për rendimentin e lartë dhe frutat cilësorë. HR: ToMV:0-2/Va:0/Vd:0/Fol:0,1 Belle F1 Baikonur F1 | hibrid i ri Ky është një hibrid i ri i domates së hershme me potencial të lartë prodhimi. Ka zhvillim të fuqishëm dhe me një uniformitet të përsosur të frutave. Frutat variojnë nga 200-250 g me një ngjyrë të kuqe intesive dhe me shkëlqim. Karakteristikë të tijën ky varietet ka uniformitetin e frutave në të gjitha katet dhe shijen e mrekullueshme. Polinimi i luleve është shumë i mirë madje dhe në kushte te temperaturave të ulta. Baikonur është i përshtatshëm për export dhe tregun e brëndshëm. Ky hibrid është një zgjedhje e zgjuar për të gjithë ata fermerë që duan një varitet me cilësi të lartë. HR: ToMV:0-2/Ff:A-E/Va:0/Vd:0/Fol:0,1 | IR: TSWV/TYLCV/Ma/Mi/Mj Domate “Big beef” Belfast F1 Belfast bën pjesë në grupin e domateve “big beef”, me fruta të mëdha, dhe me shumë tul. Bima ka një rritje të fuqishme per shkak të sistemit rrënjor i cili zhvillohet shumë mirë. Është hibrid shumë i hershëm, frutat e të cilit maturohen herët dhe kanë një madhësi nga 250-300g. Madhësia e frutave është uniforme, të rrumbullakëta e të forta, si dhe me një cilësi mjaft të lartë. Ky varietet karakterizohet nga rritja e shpejtë e frutave. Belfast është zgjedhja e duhur për fermerin. HR: ToMV:0-2/Ff:A-E/Va:0/Vd:0/Fol:0-2 | IR: TSWV/Ma/Mi/Mj Baikonur F1 Belfast F1 2 | Enza Zaden Enza Zaden | 3

Enza Zaden Brochures